“Nëse jeni në ekipin e Ibrës dhe humbisni, ju jeni i vdekur”

Zlatan Ibrahimovic “mori më të mirën nga të gjithë” gjatë kohës së tij te Manchester United, sipas Luke Shaw, i cili thotë se suedezi kurrë do të do toleronte askënd që të pushonte në stërvitje.

Sport

07/04/2020 17:07

Jose Mourinho e transferoi suedezin në ‘Old Trafford’ si një transferim të lirë në vitin 2016, duke u ribashkuar me njeriun që ndihmoi të fitonte titullin e parë te Interi në vitin 2009.

Aventura e Ibrahimovicit te Manchester United ka qenë e suksesshme, duke shënuar 28 gola në sezonin e parë në të gjitha garat.

“Ai ishte i çmendur. Unë mendoj se ai ishte ajo që na duhej në dhomat e zhveshjes”, ka deklaruar Shaw, përcjell lajmi.net.

“Ai është i pabesueshëm, ai ende kishte talentin dhe pse ishte më i vjetër, ai ishte akoma lojtar i mahnitshëm”.

“Brenda dhomës së zhveshjes ishte i shkëlqyeshëm. Ishte një fitues i lindur. Edhe në ndeshjet stërvitore, nëse ai nuk fitonte dhe ti ishe në ekipin e tij, ai do të të vriste absolutisht”./Lajmi.net/