“Nëse fëmija im do t’i takonte komunitetit LGBTI – do ta lëçisja”

Fëmijët e përfaqësuesit të partisë Fjala, Avni Çakmakut, e kanë një kusht obligativ që të jenë pjesë e familjes së tij – nuk duhet të jenë pjesëtarë të komunitetit LGBTI.

Lajme

09/10/2018 20:38

Përndryshe, do të lëçiten.

Kështu ka deklaruar ai në emisionin Info Magazine, derisa është shprehur kundër Paradës së Krenarisë e cila pritet të zhvillohet nesër nga komuniteti LGBTI.

”Nëse në familjen time do të kishte pjesëtar nga komuniteti LGBTI – do ta lëçisja”.

”Nëse unë jam i bindur që rrugëtimi i fëmijës tim nuk prodhon asgjë, as në të mirë të popullit as të shtetit, nuk bashkëjetoj me të”.

”Në momentin që ai në moshën madhore e prezanton preferencën e tillë, për mua s’ka problem, mund të vazhdojë, por unë nuk bashkëjetoj me të”.