Nëse dështon Sane, ky është plani ‘B’ i Bayern Munich

Ousmane Dembele mund të rikthehet në Bundesligë, por jo te Borussia Dortmund.

Sport

26/06/2019 17:47

Mediet gjermane shkruajnë se ylli francez është dëshirë e Bayern Munich, për afatin kalimtar të verës, nëse dështon transferimi i Leory Sane.

Kampionët e Bundesligës vazhdojnë të insistojnë për anëtarin e Manchester Cityt, i cili vështirë të besohet se do të lejohet të largohet nga Pep Guardiola.

Nëse dështon transferime i Sane, Bayern Munich tashmë ka bërë gati një plan ‘B’.

Plani ‘B’ i Bayern Munich është Ousmane Dembele i Barcelonës sipas Mundo Deportivo, përcjell lajmi.net.

Një largim të Dembele mund ta aprovojë edhe Barcelona, që paratë nga shitja e tij do t’i përdorë për rikthimin e Neymar në ‘Camp Nou’./Lajmi.net/