Nëse dështojnë në Hazardin, Real Madrid e transferon këtë lojtar

Real Madrid është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Eden Hazard nga Chelsea.

Sport

21/03/2019 15:14

Real Madrid ka kohë që po e kërkon transferimin e Eden Hazard, andaj në këtë verë do të tentojë sërish t’i marrë shërbimet e tij.

Por, skuadra spanjolle është duke e menduar edhe anën se mund të dështojë në transferimin e belgut, duke e lënë një opsion të dytë, përcjell lajmi.net nga Sky Sports.

Sipas mediumit anglez, nëse dështon transferimi i Hazard, Real Madrid do të tentojë ta marrë anësorin e West Hamit, Felipe Anderson.

Chelsea po refuzon ta shet belgun, andaj madrilenët do ta kërkojnë transferimin e mesfushorit të skuadrës tjetër angleze, ku do të ofrojnë 60 milionë euro. /Lajmi.net/