Nëse Barca përballet me skuadrat angleze, Messi mund të ketë probleme për udhëtimin shkaku i Brexit

Lionel Messi mund të përballet me probleme rreth udhëtimit drejt Britanisë së Madhe, nëse skuadra e Barcelonës do të përballet me ndonjë skuadër angleze.

Sport

04/10/2019 23:19

Ylli argjentinas mund të ketë probleme me udhëtimin drejt Anglisë, në Ligën e Kampionëve, shkaku i Brexit.

Rregullat për futjen në Britani të Madhe do të ndryshojnë pas Brexit, dhe këto ndryshime mund të prekin emra si Messi, i cili viteve të fundit ka pasur disa telashe me taksat.

“Nëse nuk jeni qytetar i EU dhe keni probleme me ligjin, nuk mund të futeni në Britani” ka thënë Andreë Osbourne, raporton ‘Mirror’, transmeton lajmi.net.

Osbourne tutje ka thënë se kanë njoftuar gjitha skuadrat për problemet  që mund të hasin me udhëtimin e lojtarëve që nuk kanë pasaportë evropiane.

Mbetet të shihet se si Barcelona dhe skuadrat tjera do të përballen me këto probleme që mund t’i hasin gjatë ndeshjeve të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/