Nervozohet Wenger, largon Diabyn

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka humbur durimin me mesfushorin Abou Diaby dhe ka vendosur ta largojë nga klubi në fund të këtij sezoni.

Sport

07/03/2015 13:14

Rrrugët e Abou Diaby dhe Arsenalit do të ndahen në fund të këtij sezoni.

Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, për shkak të problemeve të vazhdueshme fizike në vitet e fundit, mesfushori francez është njoftuar nga menaxheri Arsene Wenger, se duhet të largohet nga klubi.

Diaby ka harruar kur ka luajtur me vazhdimësi për shkak të lëndimeve të njëpasnjëshme, andaj përveç luftës për t’i dhënë fund problemeve fizike, ai tani duhet të luftojë për të gjetur një skuadër të re.