Nëntë të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Hawaii

Nëntë persona vdiqën pasi avioni i vogël me të cilën udhëtonin u rrëzua në brigjet veriore të Oahu, në Hawaii.

Bota

22/06/2019 10:22

Mjeti ra pranë një aeroporti të vogël dhe u përfshi nga flakët.

Zëdhënësi i forcave zjarrfikëse të Honolulu, Manuel Neves shpjegoi që kur ato mbërritën në vendin e ngjarjes avioni ishte përfshirë nga flakët dhe kanë filluar menjëherë të shuajnë zjarrin.