Nëntë huazimet e Townsendit
Para se të depërtojë në ekipin e parë të Tottenhamit këtë sezon, Andros Townsend kaloi një rrugëtim të gjatë prej huazimeve të njëpasnjëshme në nëntë skuadra të ndryshme, gjatë periudhës katërvjeçare. Tani, me një paraqitje për Kombëtaren e Anglisë dhe gol të realizuar me ekipin e Roy Hodgsonit, mesfushori pritet të fitojë kontratë të re…
Sport
Para se të depërtojë në ekipin e parë të Tottenhamit këtë sezon, Andros Townsend kaloi një rrugëtim të gjatë prej huazimeve të njëpasnjëshme në nëntë skuadra të ndryshme, gjatë periudhës katërvjeçare.
Tani, me një paraqitje për Kombëtaren e Anglisë dhe gol të realizuar me ekipin e Roy Hodgsonit, mesfushori pritet të fitojë kontratë të re që do t’ia sigurojë qëndrimin afatgjatë në White Hart Lane, ka njoftuar Sportsmail të hënën.
Townsend,22-vjeç, tani duket se është rehatuar në Tottenham, mirëpo rruga deri këtu ishte mjaft e gjatë dhe me shumë lëvizje. Ai është anëtar i klubit londinez, nga viti 2009, por u huazua në nëntë ekipe të ndryshme.
Yeowil Town, Leyton Orient (2009), Milton Keynes Dons, Ipswich Town (2010), Watford, Millwall (2011), Leeds United, Birmingham (2012) dhe Queens Park Rangers (2013) ishte rrugëtimi i Townsendit para se të rikthehet në klubin amë, Tottenham.
Ai të premten realizoi golin e tij të parë për Anglinë në fitoren 4-1 ndaj Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror.