Nëntë ditë pa autobusë në Prishtinë, protesta vazhdon

Punëtorët e transportit publik “trafiku urban” dhe operatorëve privat, edhe sot do ta bllokojnë rrugën nga Qeveria deri te objketi i Komunës së Prishtinës, në shenjë proteste për borxhin që kjo e fundit e ka ndaj tyre. Ata kanë paralajmëruar se protesta do të vazhdojë derisa të alokohen mjetet nga Komuna e Prishtinës. Të enjten…

Lajme

02/12/2025 09:30

Punëtorët e transportit publik “trafiku urban” dhe operatorëve privat, edhe sot do ta bllokojnë rrugën nga Qeveria deri te objketi i Komunës së Prishtinës, në shenjë proteste për borxhin që kjo e fundit e ka ndaj tyre.

Ata kanë paralajmëruar se protesta do të vazhdojë derisa të alokohen mjetet nga Komuna e Prishtinës.

Të enjten më 27 nëntor është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme në kuvendin komunal të Prishtinës, ku u votuan bartja e mjeteve vetanake në vlerë 28 milionë euro. Tash pritet që Ministria e Financave t’i alokoj paratë nga thesari tek komuna për të vazhduar alokimi i mjeteve për te transporti publik dhe privat.

Komuna i detyrohet trafikut urban 2.4 milionë borxh dhe 2 milionë operatorëve të sektorit privat.

Kujtojmë se nga 24 nëntori, Trafiku Urban nuk ka funksionuar duke mos ofruar shërbime për qytetarët dhe duke protestuar para Komunës së Prishtinës.