Nëntë arsye pse Trump mund të fitojë përsëri zgjedhjet për president në SHBA

Presidenti i SHBA’së Donald Trump ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë mandatit të tij prej fitimit të zgjedhjeve në vitin 2016.

Bota

24/05/2019 23:48

Por ai pritet që të ketë disa avantazhe në garën presidenciale të vitit 2020.

Dita e zgjedhjeve është me tre nëntor të vitit 2020. Edhe pse ka kohë deri atëherë ekspertët besojnë që ai do fitojë përsëri për këto arsye:

-Ai ka kohë më të gjatë për fushatë pasi që demokratët luftojnë ndërmjet vete për nominim

-Hetimi I Muellerit ka përfunduar

Edhe pse shumë hetime tjera ndaj administratës së Trump vazhdojnë, hetimi i prokurorit special ra në përfundim së presidenti ka qenë i përfshirë në skandalin me Rusinë.

-Ekonomia është e fortë

Trump ia atribuon këtë vendimit të tij për taksat. Por gjithsesi rritja e ekonomisë pritet të ngadalësohet.

-Republikanët po e përkrahin më shumë Trumpin tani se sa në vitin 2016

Në vitin 2016, pas një publikimi të një video të vitit 2005 ku Trump shihej duke thënë se do kapte gratë për organe gjenitale, republikanët kanë distancuar vetën nga Trump dhe u munduan që të mos lidhen me fushatën e tij. Tani, republikanët po mundohen të mbahen për Trumpin gjithnjë e më shumë.

-Trump din si të i rritë numrat e sondazheve si askush tjetër

Sondazhet më kredibile tregojnë që Trump ka një përkrahje 90% gati gjithë kohën nga votuesit republikanë, edhe nëse numrat e të tjerëve janë më të ulëta.

-Fushata e Trump ka një përkrahje masive financiare

Diku 82 milionë dollarë është shuma që pritet të ketë kandidati republikan.

-Vendet e punës po vazhdojnë të rriten

Vendet e punës janë duke u rritur në një numër më të madh në zona rurale se sa në bastione të demokrateve dhe shtete të mëdha.

-Wall Street parashikon fitore të tij

Më shumë se 70% e financiarëve të Wall Street presin fitore të Trump

–Historia është në anën e Trump

Vetëm dy presidentë kanë dështuar të fitojnë një mandat të dytë në 50 vjetët e fundit.