Nënshkruhet projekti për menaxhimin e Covid-19 në vlerë 200 mijë euro

Në prani të ambasadorit gjerman në Republikën e Kosovës, Christian Heldt dhe drejtori të GIZ në Kosovë, David Oberhuber, një partneritet publik-privat (PPP) do të nënshkruhet midis GIZ dhe Kolegjit Heimerer.

Lajme

14/07/2020 07:59

Qëllimi kryesor i këtij granti prej 200,000 euro do të jetë zbatimi i masave të menaxhimit të higjienës sipas hulumtimit më të fundit të Covid-19 që do të rrisë në mënyrë të konsiderueshme sigurinë e pacientëve dhe stafit në spitalet publike në Kosovë dhe do të parandalojë përhapjen e koronavirusit brenda këtyre institucioneve.

Ky financim është pjesë e një programi specifik PPP (develoPPP.de) që u vu në zbatim nga GIZ menjëherë pas fillimit të pandemisë koronavirus, dhe është si përgjigje e Gjermanisë për të minimizuar ndikimin e Covid-19 në të gjitha pjesët të globit.

Ceremonia e nënshkrimit të projektit për përgjigje ndaj Covid-19 të financuar nga GIZ mbahet në Kolegjin Heimerer duke filluar nga ora 15:00.