Nënshkruhet memorandum në vlerë prej 5 milionë euro për rregullimin e shtratit të lumit “Shtimjana”

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka njoftuar se kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu në vlerë prej 5 milionë euro. Ky memorandum bashkëpunimi do të bëhet për rregullimin e shtratit të lumit “Shtimjana”. “Me Ministrin Aliu, sot patëm kënaqësinë të nënshkruajmë Memorandumin për rregullimin e shtratit të “Lumit Shtimjana”.…

Lajme

26/02/2024 19:52

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka njoftuar se kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu në vlerë prej 5 milionë euro.

Ky memorandum bashkëpunimi do të bëhet për rregullimin e shtratit të lumit “Shtimjana”.

“Me Ministrin Aliu, sot patëm kënaqësinë të nënshkruajmë Memorandumin për rregullimin e shtratit të “Lumit Shtimjana”. ✍️ Gjithashtu, pamë nga afër hapësirat e gjatësisë së lumit ku do të kryhen punimet e këtij superinvestimi”, ka shkruar Aliu.

Ai ka thënë se po plotësohet edhe një premtim elektoral. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: