Nënshkruhet marrëveshja për “Kosovën e Re”, zyrtarët shtetëror e quajnë historike (Video/Foto)

Është nënshkruar në marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë amerikane “Contour Global” për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Lajme

20/12/2017 12:05

Të pranishëm në këtë ceremoni janë presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, Ambasadori i SHBA-ve Greg Delaëie, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, CEO i kompanisë Countur Global Joseph Brandt dhe përfaqësues tjerë diplomatikë dhe institucioneve ndërkombëtare dhe përfaqësues tjerë të institucioneve vendore.

Me rastin e kësaj marrëveshje, presidenti Thaçi e ka quajtur marrëveshje historike, duke thënë se kjo është mesazh i mirë për Kosovës në botë, raporton lajmi.net.

“Ky investim me vlerë me mbi 1 miliard euro do të krijojë 10 mijë vende të reja të punës. Me këtë investim do të zgjedhim një problem të ndjeshme, por dërgojmë edhe mesazh në botë se jemi vend potencial në botë për investime”, ka  thënë ai

Thaçi më pas ka thënë se “Shteti ynë është në rrugën e duhur për zhvillim të metutjeshëm. Me të filluar ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” do t’i mundësojë kosovëve një të ardhme prospreituese për qytetarët. Kjo është marrëveshje historike në prag të përvjetorit të pavarësisë.”

Kryeparlamentari Veseli  ka uruar për nënshkrimin e marrëveshjes dhe ka thënë se është investimi më i madh në Kosovës deri tani.

Ai ka thënë se Kosova po e dëshmon se është vend potencial për investime të mëdha, ndërsa me anë të kësaj marrëveshje do të ketë zhvillim ekonomik dhe se kjo dëshmon se Kosova ka vizon atlantik.

Ndërsa, kryeministri Haradinaj nuk është se ka folur shumë vetëm ka thënë se do të vazhdohet me punë.

Në ana tjetër, ambasadori Delawie ka uruar të gjitha palët për këtë marrëveshje, dhe ka thënë se është një ditë shumë e mirë për sigurinë energjetike të Kosovës.

Ai ka përmendur edhe ish-kryeministrin Isa Mustafa dhe Blerand Stavilecin që kanë kontribuar në këtë marrëveshje.

Delawie u ka bërë thirrje të gjithë afaristëve të botës të provojë investimet në Kosovës, pasi është vend potencial për çfarëdo investime.

Ai ka siguruar zyrtarët shtetëror dhe qytetarët e Kosovës, që bashkëpunimin i SHBA-së me Kosovën do të vazhdojë.

Ndërsa Joseph Brandt, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë amerikane “Contour Global”, kompania fituese e tenderit për ndërtimin e TC Kosova e Re, tha se janë të gatshëm të shkojnë tutje me këtë projekt.

“Kosova A dhe B nuk duhet të jenë në funksion aktualisht. Megjithatë, ato duhet të funksionojnë sepse pa to nuk do të kishte energji të mjaftueshme elektrike”, tha Brandt.

/Lajmi.net/

25592948_10204002780787679_2050123421_o 25593211_10204002776227565_569672650_o 25564898_10204002775787554_531215896_n 25593404_10204002768707377_1995259730_n 25589823_10204002767307342_1945578874_n 25564539_10204002767267341_1671052271_n 25593313_10204002764947283_854389663_o 25625598_10204002756867081_619104476_o