Nënshkruhet marrëveshja ekonomike Kosovë-SHBA

Delegacioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka nënshkruar marrëveshje ekonomike me kryeministrin Avdullah Hoti.

Lajme

21/09/2020 19:41

Prezent gjatë nënshkrimit të marrëveshjes ka qenë edhe presidenti Hashim Hashim Thaçi dhe kryekuvendarja Vjosa Osmani.

Kujtojmë se pjesë e delegacionit të udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA, Adam Boehler, është edhe emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Në përbërjen e ekipit të Hotit do të jenë zëvendëskryeministrat Besnik Tahiri, Albulena Halimaj, Driton Selmanaj, ai nga radhët e serbeve Goran Rakic, si dhe ministrat Arban Abrashi, Meliza Haradinaj-Stublla, Selim Selimi, Blerim Kuçi dhe Vesel Krasniqi.

Siç ka njoftuar dje Zyra e Kryeministrit, kjo vizitë bëhet në kuadër të Marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkaq, ka nisur edhe takimi brenda ndërtesës së Qeverisë.