Nënshkruhet marrëveshja e rishikuar e paqes në Kolumbi

Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos ka nënshkruar, të enjten, marrëveshjen e rë të paqes me lëvizjen më të madhe të rebelëve në vend me synimin për t’i dhënë fund armiqësive prej më shumë se gjysmë shekulli.

Bota

24/11/2016 19:16

Presidenti Santos dhe Rodrigo Londono, lideri i Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) nënshkruan një marrëveshje prej 310 faqesh në Teatrin historik Colon të Bogotas – pothuaj dy muaj pasi një marrëveshje fillestare u kundërshtua në referendum.

Pas nënshkrimit, ata shtrënguan duart dhe brohoritën “Po ne mundemi!”

Ceremonia e organizuar me nguti ishte një ngjarje shumë e thjeshtë dhe më e zymtë se sa ajo në shtator kur dy burrat nënshkruan marrëveshjen në praninë e një audience të liderëve të huaj dhe sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon.

Në përleshjet disa dekadëshe në Kolumbi kanë vdekur mbi 260 mijë njerëz dhe mbi 45 mijë të tjerë janë të zhdukur