Nënshkruhet kontrata kolektive për mësimdhënësit (Video)

Nënshkruhet kontrata kolektive për punëtorët e arsimit. Përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe departamenteve përkatëse të Komunave të Kosovës, kanë marr pjesë sot në nënshkrimin solemn të kontratës kolektive. 

Lajme

11/02/2015 13:34

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Arsim Bajrami, tha se përmes kësaj kontrate, mësimdhënësit do të kenë shumë benefite që nuk i kanë pasur më parë.

“Sot po bëjmë një hap duke promovuar një kontratë të përhershme model, që ka qenë një nga kërkesat e Kontratës Kolektive në Sindikatën e Arsimit dhe ky momentum është shumë i rëndësishme sepse krijon tri standarde të reja”.

“E para mundëson që mësuesit tanë të ndërtojnë karrierën gjithë jetën, të kenë një kontratë të përhershme dhe ata të ndërtojnë karrierën e tyre gjatë gjithë jetës, duke pasur siguri për vendin e punës”.

“E dyta po e mbrojmë arsimin parauniversitar nga tendencat e politizimit që shpesh herë në shoqëritë e tranzicionit janë shumë të vrazhda”.

“Duke i dhënë mësuesit kontratë të përhershme ne po e stimulojmë që ai të përkushtohet në cilësi, të përsosë cilësitë e mësimdhënies”.

“Vlerësimi i mësimdhënësve do të bëhet përmes mekanizmave të Ministrisë së Arsimit për matjen e përformanëcës”, ka thënë Ministri Bajrami.