Nënkryetarja e AAK-së: Taksa s’hiqet, ndërkombëtarët ta “edukojnë” Serbinë

Nënkryetarja e AAK-së, një herësh edhe zëvendësministre e Zhvillimit Rajonal, Magbule Shkodra, kë thënë se taksa nuk do të hiqet.

Lajme

14/04/2019 08:34

Nënkryetarja e Aleancës së Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Magbule Shkodra thotë se taksa e vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia do të mbetet në fuqi deri të njohjen nga shtetit fqinjë, edhe përkundër presionit ndërkombëtar.

Shkodra tha se ndërkombëtarët duhet që ta “edukojnë” Serbinë në kuptimin politik, ngase nuk mund të neglizhohen më 2 milionë banorët e Kosovës.

“Unë e them qëndrimin që e kemi si AAK pasi që jam zëvendësministre nga ana e Aleancës dhe në cilësinë e nënkryetares së partisë që ne mbetemi të vendosur se taksa duhet të mbetet, taksa deri në njohje të Kosovës”.

“Unë mendoj që BE-ja dhe miqtë tanë do të duhej të koncentroheshin pak më shumë ta edukojnë Serbinë në kuptimin politik nuk mundë t’i neglizhosh dy milionë njerëz që veprojnë në Kosovë ata duhet të edukohen të na pranojnë. Deklarimet e Beogradit janë çdo herë të njëjta do të thotë një gjuhë e tillë është e papranueshme në këtë demokraci të Evropës”.

Shkodra thotë se vendimi i Qeverisë së vitit të kaluar për vendosjen e taksës ka bërë që prodhuesit vendës të rrisin numrin e të punësuarve dhe prodhimin.

“Kam parë në teren taksa ka ndikuar që prodhimi vendorë të stimulohet ka vizituar disa javën e kaluar isha në një biznes i cili ka përfituar nga ministria jonë dhe ata po merreshin me përpunimin e drurit pra ndërtimin e mobilieve kuzhinave të ndryshme dhe gjë që më pëlqeu kishin një numër më të madh të punësuarve dhe të gjitha produktet e tyre tani po shiteshin edhe jashtë Kosovës”.

Por sipas saj, prodhuesit duhet që këtë fazë ta shfrytëzojnë për rritjen e cilësisë së produkteve të tyre, ngase siç thotë ajo taksa nuk mund të mbetet në fuqi gjithmonë.

“…është mirë që kjo kohë sa është taksa duke u mbrojtur ta shfrytëzojnë ta rrisin kualitetin, të mos nisemi nga ajo sepse në të gjithë e kemi një ndjenjë patriotike, por edhe prodhuesit s’duhet ta keqpërdor mirësinë tonë ta ulë kualitetin, por me të vërtetë të na respektojë edhe neve si konsumatorë të punojë në drejtim të rritjes së kualitetit në mënyrë që kur të vijë në një moment sepse taksa nuk do të qëndrojë përgjithmonë e kemi cek se kur mundë të hiqet, kur të hiqet taksa ata të na kenë për neve”.

Nënkryetarja e AAK-së në intervistë për EO, ka folur edhe për largimin e të rinjve nga Kosova.

Ajo tha se është krijuar një kulturë tash e 20 vjet se për tu punësuar duhet patjetër të jesh pjesë e një partie politike.

Shkodra që është edhe zëvendësministre e Zhvillimit Rajonal, thotë se Qeveria që e udhëheq kreu i partisë së saj, nuk mund të bëjë mrekulli vetëm vitin e kaluar kjo ministri ka mundësuar krijimin e 600 vendeve të lira të punës.

“Mua më vjen shumë keq ndjehem shumë keq nga ato pamje që po i shoh është gabim kultura që njëfarë mënyre është krijuar që 20 vite nuk është krijuar tani, jo kulturë që 20 vite që njerëzit duhet të jenë në parti për të hyrë në punë është plotësisht gabim kriteri duhet të jetë kriteri profesional”.

“Më vjen shumë keq nga të rinjtë që e ndjejnë veten se nuk kanë perspektivë ne Kosovë unë dëshiroj t’u them është viti i dytë që jemi në qeverise nuk mundë të bëjmë mrekulli mirëpo po mundohemi të punojmë në atë drejtim. Ministria jonë përmes subvencioneve vetëm në vitin e kaluar ka arritur të krijoj 600 vende pune”.

Zëvendësministrja Shkodra thotë se buxheti dhe stafi që kanë në dispozicion është shumë i vogël, por edhe me këtë buxhet kanë arritur që të mbështesin disa OJQ.

“Ministria nuk ka një buxhet shumë të madh është buxheti i vogël krahasuar me atë që janë pritjet e qytetarëve në këtë rast pritjet për OJQ-të, për shembull vitin e kaluar kemi pas një buxhet prej 50 mijë euro, ai është një buxhet shumë i vogël po megjithatë kemi arrit të i mbështesim disa prej OJQ-ve të cilat na është dukur se mundë të kontribuojnë në zhvillimin rajonal”.

“E keni parasysh që ministria është në vitin e dytë që është duke punuar, fillimisht kemi pasur vetëm 5 njerëz që kanë punuar këtu të cilët janë trashëguar nga ministria e pushtetit lokal atje ka qenë një divizion i zhvillimit rajonal dhe ai staf është bartur tek ne”.

“Gjatë këtij viti që ka kaluar na është dashtë të merremi me çdo gjë përbrenda ministrisë përderisa gradualisht kemi arritur të plotësojmë një numër të ekspertëve, njerëzve të rinj që mundë të punojnë me ministri dhe ministria tani ka arritur që ti ketë në fakt departamentet e ndara dhe divizionet e ndara”.

Por ajo thotë se ministria nuk ka qëllim vetëm marrjen e fondeve nga BE-ja, ngase qëllimi që ka është integrimi dhe heqja e disbalancit rajonal.

“Kjo ministri nuk është vetëm për të marr fondet nga BE, kjo është gabim duhet të thjeshtësohet dhe të reduktohet mendësia e asaj se për çka duhet të ekzistojë një ministri, ministria ka detyra të tjera integrimin fillimisht, heqjen e këtij disbalanci rajonal”.