Nënkryetari i VV-së, i reagon Mustafës: Gjumë të rehatshëm kryeministër!

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Daut Çashuri i është kundërpërgjigjur kryeministri Isa Mustafi, i cili gjatë ditës në Facebook, duke folur për disa nga temat më aktuale, ka thënë se Qeveria është e përkushtuar për të punuar.

Lajme

15/08/2015 17:55

Por, në reagimin e tij Çaushi ka përmendur disa nga temat e ndjeshme që kanë ndodhur gjatë këtij muaji, e që sipas tij, tregojnë mos seriozitetin e qeverisë lidhur me to.

Ja postimi i plot i tij në Facebook.

Një javë motivuese për gjumë të rehatshëm dhe marrje të përgjegjësive të shtetit pa mahi:

07.08.2015

Pas mbi 6 muajsh zvarritjeje nga pala serbe fillon gërmimi në një varrezë masive të dyshuar në Novi Pazar, për t’u vetëm ndërprerë pas 5 orësh. Arsyetimi përçmues – mungesë e fondeve shtesë.

12.08.2015

Fillon zbatimi i një pjese të “Marrëveshjes për lëvizje të lirë”.

Qytetarët e Republikës së Kosovës detyrohen të fshehin identitetin e tyre me tabela provuese dhe të paguajnë taksa absurde, shtetasit serbë lëvizin pa asnjë pengesë. Zero reciprocitet.

14.08.2015

Edhe pse nuk i ishte dhënë leje për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, Marko Gjuriq, shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë futet në Kosovë pa asnjë pengesë.

14.08.2015

Paralajmërohet Marrëveshja për Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe, dëmi më i madh në procesin e shtetndërtimit në Republikën e Kosovës.

Gjumë të rehatshëm kryeministër!