Nënkryetari i PDK-së përjashton befasitë në zgjedhjet e brendshme të partisë

Ani pse zgjedhjet lokale po afrohen kjo nuk e ka bërë që PDK-ja të mos merret me zgjedhjet e brendshme.

Lajme

27/06/2021 20:06

Konventa e PDK-së për të zgjedhur kryetarin do të mbahet më 3 korrik, mirëpo deri tani nuk ka pasur ndonjë kandidat zyrtar. Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, i cili është edhe kandidati i partisë për Prizren ka thënë se nga këto zgjedhje nuk pret befasi.

“Kohë shumë e shkurtë, procesi do të përfundojë brenda 10 ditësh. Nuk kemi kohë për të humbur nuk do të ketë penalizim besoj shumë se do të mbyllet me sukses do të kemi një kryetar të ri ose do të kemi vazhdimësi të zotëri Hoxhajt”, ka thënë ai.

Ai ka treguar edhe arsyen se përse nuk pret befasi nga zgjedhjet e brendshme.

“Shikoni, nuk mund të konfirmoj asgjë në këtë drejtim sepse konventa do të mbahet, të shohim çfarë do të sjell konventa, por unë nuk pres befasi sepse mënyra si e kemi diskutu, mënyra si e kemi planifiku, mënyra si do të realizohet po thuajse e përjashton mundësin me prit befasi”, ka thënë nënkryetari i partisë.

Për më shumë ndiqni intervistën:

YouTube player