Nënkalimi jofunksional në fshatin Llazarevë, banorët ankohen se nuk po i dëgjon askush – Video

Gjendja infrastrukturore në Kosovë edhe pas investimeve të shumta, prapë është me probleme të mëdha. Në Kosovë, infrastruktura rregullohet dhe përmirësohet çdo vit, po mirëmbajtja e këtyre investimeve nuk është në nivelin e duhur. Sot gazetarja e lajmi.net, Florjana Hoti, ka shkuar në fshatin Llazarevë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, për të raportuar një nënkalim i cili…

Lajme

29/02/2024 13:30

Gjendja infrastrukturore në Kosovë edhe pas investimeve të shumta, prapë është me probleme të mëdha.

Në Kosovë, infrastruktura rregullohet dhe përmirësohet çdo vit, po mirëmbajtja e këtyre investimeve nuk është në nivelin e duhur.

Sot gazetarja e lajmi.net, Florjana Hoti, ka shkuar në fshatin Llazarevë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, për të raportuar një nënkalim i cili që 3 vite është i mbuluar me ujëra të zeza, dhe kalimi në këtë nënkalim është bërë i pamundur.

Banorët e këtij fshati kanë treguar se nënkalimi që 3 vite nuk është i kalueshëm, për shkak të kanalizimit dhe reshjeve të shiut, ndërsa edhe pse kanë bërë kërkesë për ta pastruar nënkalimin, ata janë lënë pa përgjigje nga institucionet përkatëse.

Gjatë rrëfimit të banorëve ata kanë treguar se më së shumti këtë po e vuajnë fëmijët e tyre, pasi që janë të detyruar ta kalojnë rrugën magjistrale, dhe çdo ditë i’u rrezikohet jeta. /Lajmi.net/

Më poshtë e keni videon e plotë: