Nënë e bijë humbin jetën nga moti i lig në Lucern

Moti i lig që ka kapluar mbrëmë pjesë të ndryshme të Zvicrës, ka shkaktuar dy viktima në regjionin e Zvicrës Qendrore. Në Dierikon të Kantonit të Lucernit janë mbytur nëna 32 vjeçare dhe vajza e saj 5 vjeçare, në ujin që ka vërshuar bodrumin e shtëpisë së tyre. Policia bën të ditur se dy viktimat…

Bota

08/06/2015 13:36

Moti i lig që ka kapluar mbrëmë pjesë të ndryshme të Zvicrës, ka shkaktuar dy viktima në regjionin e Zvicrës Qendrore.

Në Dierikon të Kantonit të Lucernit janë mbytur nëna 32 vjeçare dhe vajza e saj 5 vjeçare, në ujin që ka vërshuar bodrumin e shtëpisë së tyre.

Policia bën të ditur se dy viktimat janë gjetur gjatë pompimit të ujit nga bodrumi i shtëpisë në fjalë.

Stuhitë me reshje të mëdha shiu kanë shkaktuar vërshime edhe në qytetin e Lucernit dhe në aglomeracion, duke vërshuar bodrume shtëpish dhe rrugë.

Policia gjatë gjithë natës ka marrë thirrje të shumta emergjente ndërsa autoritetet shtetërore konsiderojnë se dëmet materiale të shkaktuara kalojnë shifrat milionëshe, transmeton albinfo.ch.

Mot i keq ka mbretëruar natën e të dielës edhe në Kantonin e Cyrihut. 31 organizata zjarrfikësish të alarmuar nga qytetarët është dashur të ndërhyjnë në 350 raste, raportojnë mediat në Zvicër.

Qarqet si Affoltern, Dietikon, Horgen dhe Cyrih kanë qenë më të goditura nga stuhitë. Vetëm në qytetin e Cyrihut merret vesh për 89 ndërhyrje të ekipeve shpëtimtare.