Nënat kishin mosmarrëveshje mes vete, ndërhyjnë djemtë dhe përleshen – këta të fundit edhe arrestohen

Një përleshje raportohet të ketë ndodhur orët e vona të së enjtes, me rastin që u lajmërua ditën e djeshme. Siç thuhet në raportin e policisë, në rrugën “Muhamet Sokoli” të kryeqytetit, ku fillimisht mosmarrëveshje kishin dy femra, përcjell lajmi.net. Më pas, bëhet e ditur se kanë ndërhyrë djemtë e tyre, me ç’rast edhe filluan…

Lajme

10/06/2023 09:58

Një përleshje raportohet të ketë ndodhur orët e vona të së enjtes, me rastin që u lajmërua ditën e djeshme.

Siç thuhet në raportin e policisë, në rrugën “Muhamet Sokoli” të kryeqytetit, ku fillimisht mosmarrëveshje kishin dy femra, përcjell lajmi.net.

Më pas, bëhet e ditur se kanë ndërhyrë djemtë e tyre, me ç’rast edhe filluan përleshjen.

“Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarën femër kosovare, ka ardhur deri te përleshja e dy djemve të tyre, të dyshuarve meshkuj kosovarë. Në këtë rast lëndime të lehta merr edhe dëshmitarja femër kosovare. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.