Nëna mëson fëmijën të urinojë në liqenin që mbrohet nga UNESCO

Liqeni i Ohërit është një pasuri e rrallë natyrore që është edhe në mbrojtje kulturore të UNESCO, mirëpo kjo nuk ka qenë pengese që një nënë të mësoj fëmijën e saj të urinoj në të.

Lajme

03/08/2015 14:44

Si çdo nënë tjetër, edhe kjo që shihet në foto i asiston fëmijës së saj në kryerjen e nevojës fiziologjike, mirëpo për dallim nga rastet tjera, këta e bëjnë në liqen, madje në një liqen që është në mbrojtje të UNESCO.

Kjo foto e publikuar në rrjetet sociale nga një qytetare e quajtur Ina Mnogufina ka ngjallur reagime të ashpëra dhe debate të shumta rreth sjelljes së njerëzve në raport me mbrojtjen e ambientit ku jetojmë./lajmi.net