Nëna lidh duart e djalit dhe ia mbyll gojën, publikon fotografinë në Facebook

Një grua meksikane kishte lidhur duart e djalit të saj duke ia mbyllur kështu edhe gojën dhe në këtë mënyrë e kishte publikuar fotografinë në rrjetin social Facebook. Që atëherë, fotografia e djalit ishte shpërndarë më qindra herë, duke shkaktuar zemërim për veprimin e nënës ndaj djalit.

Fun

14/10/2015 14:05

Rosa Margarita Pichardo Sotelo, e cila jeton në qytetin Tijuana, ishte e pavetëdijshme se profili i saj ishte publik dhe se secili mund të shikonte atë që ajo postonte, shkruan TheSun.

Si rrjedhojë, ajo menjëherë ka fshirë fotografinë nga aty duke thënë se fëmijët e saj janë mirë dhe se fotografia është shpërndarë nga dikush që nuk e pëlqen atë.

“E kam publikuar këtë fotografi dhe nuk është ashtu siç duket, sepse ne po luanim dhe bashkë me mua ishte e gjithë familja”, tha ajo.

“Më lëndoi që kjo u bë publike. Më lëndon që fëmija im u ekspozua”, tha më tej ajo, transmeton lajmi.net.

Nëna dhe babai i fëmijës janë duke u hetuar nga Agjencia e Ministrisë Publike dhe veprave seksuale./lajmi.net.