Nëna krenare për djalin e vrarë, gazetarin që ia tregoi botës krimet e ISIS

Shtëpia e Bardhë është duke u përpjekur të verifikojë vërtetësinë e një video që tregon vrasjen e një gazetari amerikan nga militantët e “Shtetit Islamik”, të shpallur muaj më parë në territoret e pushtuara në Siri dhe Irak nga organizata terroriste e ashtuquajtur “Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë (ISIS).

Bota

20/08/2014 14:10

Militantët e “Shtetit Islamik”, të irrituar me humbjet e fundit nga sulmet ajrore amerikane ndaj caqeve të tyre në Irak, lëshuar një ditë më parë një video ‘online’ të titulluar “A message to America from Islamic State (Një mesazh për Amerikën nga Shteti Islamik), ku shihen pamjet duke ia prerë kokën gazetarit amerikan James Foley.

“Në qoftë se është e vërtetë, ne jemi të tmerruar nga vrasja brutale e një gazetari të pafajshëm amerikan dhe shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe shokët e tij”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Caitlin Hayden

Hayden tha se organet amerikane të zbulimit po punojnë me shpejtësi për të verifikuar vërtetësinë e videos, ku shihet një burrë i gjunjëzuar si James Wright Foley dhe tregohet akti i prerjes së kokës së tij.

Gazetari Foley ishte në Siri duke raportuar mbi luftën civile, derisa u zhduk në nëntor të vitit 2012.

Në një postim në faqen e Facebook-ut, “Free James Foley” (lironi James Foley-in) thuhet: “Ne e dimë se shumë prej jush jeni në kërkim të konfirmimit apo përgjigjeve. Ju lutemi keni durim derisa të marrim më shumë informacion, dhe mbani James Foley-in në mendjet dhe lutjet tuaja”.

Ndërkohë nëna e gazetarit Foley, Diane ka thënë, po ashtu në Facebook, se ishte krenare për djalin e saj.

 “Ai e dha jetën e tij duke u përpjekur të vë në dukje botën për vuajtjet e popullit sirian”, ka shkruar Diane, raporton BBC.