Nëna fotografon fëmijët me kafshë

17:05 | 16 Janar 2014

Uji

Këto fotografi të Elena Shumilova e tregojnë botën e mrekullueshme që i rrethon dy djemtë e saj dhe qentë e saj të dashur, macet dhe lepujt. Duke përfituar nga ngjyrat e natyrës, kushtet e motit dhe rrethinat e këndshme, artistja ruse ka krijuar fotografi komode dhe mjaft të këndshme, të cilat do t’ju lënë juve […]

Këto fotografi të Elena Shumilova e tregojnë botën e mrekullueshme që i rrethon dy djemtë e saj dhe qentë e saj të dashur, macet dhe lepujt.

Duke përfituar nga ngjyrat e natyrës, kushtet e motit dhe rrethinat e këndshme, artistja ruse ka krijuar fotografi komode dhe mjaft të këndshme, të cilat do t’ju lënë juve të mahnitur.

Djelmoshat i takojnë fotografes dhe kafshët po ashtu janë në pronë të saj. “Unë besoj shumë në intuitë dhe inspirim, kur i bëj fotot. Unë inspirohem kryesisht nga dëshira ime për ta shprehur atë që e ndiej, edhe pse zakonisht nuk mund ta them ekzakt se çka është ajo”, theksoi Shumilova për BoredPanda.

Zonat rurale, fenomenet natyrore dhe stinët e ndryshueshme, duket të jenë stimujt e punës së saj. “Kur bëj fotografi, unë e preferoj dritën natyrore, si brenda ashtu edhe jashtë. I dua të gjitha llojet e kushteve të natyrës, dritat e rrugës, dritat e qiriut, mjegullën, tymin, shiun dhe dëborën. Gjithçka që jep thellësi dhe emocion vizual për imazhin”, shtoi ajo.

Shumilova thotë se pasionin për fotografi e kishte nisur në fillim të vitit 2012, kur e kishte bërë fotografinë e parë. Si një nënë që nuk dëshiron ta humb asnjë moment nga rritja e fëmijëve, ajo thotë se bën fotografi çdo ditë dhe i proceson pamjet gjatë natës.

Ne ju sugjerojmë ta merrni një filxhan çaji dhe të uleni në kolltukun tuaj, duke e shfletuar këtë koleksion të bukur të fotografive të Elena Shumilovas.