Nëna e uron Ritën për ditëlindje me një foto të veçantë nga fëmijëria, emocionon me fjalët

Rita Ora sot feston ditëlindjen.

ShowBiz

26/11/2020 08:25

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, sot feston ditëlindjen e 30-të, shkruan lajmi.net.

Me rastin e kësaj dite të veçantë për të, urimet e shumta në rrjete sociale nuk kanë munguar.

E nuk ka munguar as ai i nënës së saj, Vera Ora, e cila zgjodhi një foto të veçantë të Ritës nga fëmijëria për ta uruar.

“Nëna kur u transferua në Mbretërinë e Bashkuar nuk kishte asgjë, nuk mund të fliste gjuhë, kisha vetëm familjen time, kualifikimet si doktoreshë dhe pa punë. Pavarësisht çdo lufte në të cilën jeta na hodhi, ne e bëmë atë dhe ju vazhdoni të shkëlqeni. Ju u bëtë shembull, kështu për të ju treguar vajzave të tjera të reja se mund ti bëjnë realitet ëndrrat e tyre me shumë mund dhe përkushtim. Të dua dhe të uroj ditëlindjen Rita Pita. Urime ditëlindjen nana, krenaria jonë”, ishte urimi i veçantë i Verës për Ritën me rastin e ditëlindjes./Lajmi.net/