Nëna e Shpatit i kërkon publikisht këngëtarit që të martohet dhe të krijojë familje

Shpat Kasapi është një nga artistët më të pëlqyer shqiptarë.

ShowBiz

05/03/2019 19:59

Ai së fundmi ka qenë i ftuar te emisioni i Rudinës bashkë me të ëmën e cila është edhe deputete në Maqedoni, shkruan lajmi.net.

Gjatë emisionit, ata folën për raportet që kanë me njëri-tjetrin, madje deputetja Gjylymser Kasapi i kërkoi publikisht djalit të saj që të martohej dhe të krijonte familje.

“Unë do doja që Shpati të më dëgjonte mua dhe të martohej. Meqenëse jam edhe specialiste e familjes, konsideroj se edhe krijimi i saj ka një moshë të caktuar qoftë për femrën, qoftë për mashkullin. Nëna pret që ta martojë dhe të krijojë familjen e tij dhe unë të vazhdoj me punët e mia’,  tha Gjylymseri.

E për lidhjen e tij të re, Shpat Kasapi ka folur në emisionin “Mirage”, që mund ta ndiqni më poshtë. /Lajmi.net/

YouTube player