Nëna e Ritës psikiatre, mbështet Beben pas problemeve me shëndetin mendor

Vera Ora i ka dalë në mbrojtje Bebe Rexhës.

ShowBiz

26/02/2020 16:40

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, së fundmi ka treguar se po përballet me një far lloj depresioni, shkruan lajmi.net.

Lidhur me këtë ajo ka folur në një intervistë ku tha se vendosi të flasë haptas dhe të ndihet e çliruar, madje thotë se shpreson që ta ndihmojë dikë që ka të njëjtin problem.

“U ndjeva nervoz duke e vendosur këtë cover. Asnjëherë nuk kam dashur të gjykohem apo etiketohem si “e çmendur”. Sidomos duke qenë gra në këtë botë, ka pasur njerëz që e kanë përdorur atë kundër meje në shumë mënyra të gabuara. Por ajo që po mësoj është kjo nuk ka të bëjë me mua. Kjo ka të bëjë me atë që një djalë ose një vajzë, një burrë, ose gratë ose një person jo binar, të mos ndjehet i vetmuar kur kalojnë kohë të vështira për shkak të gjendjes së tyre mendore. Ende ekziston një stigmë e lidhur me sëmundjen mendore dhe kujdesin shëndetësor mendor dhe shpresoj se mund të ndihmoj për të bërë një ndryshim të vogël. Faleminderit @ Selfmagazine”, ka shkruar Bebe.

Më pas nuk ka munguar mbështetja e shumë njerëzve nëpërmjet komenteve, ndër ta edhe nëna e këngëtares Rita Ora, Vera, e cila është psikiatre.

“Bravo që po e rrit ndërgjegjësimin për shëndetin mendor dhe bravo për guximin tënd”, ishin fjalët e Verës./Lajmi.net/