Nëna e Rita Oras shpjegon për lajmi.net: Libri nuk është i autorizuar nga Rita

Një libër mbi jetën e Rita Oras do të botohet këtë muaj në Britani dhe këto ditë ai po bën bujë të madhe nëpër media.

ShowBiz

27/10/2015 19:07

Libri ‘Hot Right Now’, i shkruar nga dy autorë britanezë do të dalë në shitje më 29 tetor në Angli dhe nxjerr shumë detaje nga jeta e Ritës, që kur ajo dhe familja e saj kanë shkuar si refugjatë në Britani.

Këto ditë po flitet shumë për disa nga detaje të cilat zbulon libri, e madje thuhet se kanë folur vetë Rita dhe miqtë e saj që e kanë njohur qysh herët atë, transmeton lajmi.net.

Por, del që Rita dhe përfaqësuesit e saj nuk kanë të bëjnë fare me këtë libër.

Këtë gjë e ka konfirmuar për Lajmi.net vetë nëna e Ritës, Vera Ora, e cila ka thënë: “Ky libër nuk është i shkruar dhe nuk është i autorizuar nga Rita Ora”.

Ajo e ka bërë këtë përmes profilit zyrtar në Instagram të lajminet, ndërsa pritet që kjo gjë të konfirmohet edhe nga Rita dhe ekipi i saj për mediet botërore./Lajmi.net