“Nëna e Hanës”, Mozzik ia publikon këtë foto Loredanës

Mozzik dhe Loredana po punojnë vazhdimisht rreth projekteve të reja muzikore.

ShowBiz

22/03/2019 19:09

Mozzik dhe Loredana përmes rrjeteve sociale, kanë bërë të ditur se po udhëtojnë bashkë për në destinacionin e radhës, shkruan lajmi.net.

Reperi ka postuar një fotografi, në të cilën Loredana shfaqet e mbështetur në krahët e tij, ndërsa mbishkrimi që ia ka lënë fotos është “Nëna e Hanës”.

Për ndryshe, dy artistët së fundi kanë publikuar projektin “Romeo & Juliet”, kurse po punojnë drejt finalizimit të këngëve të reja.

Mozzik dhe Loredana janë prindër të një vajze, që e pagëzuan Hana. /Lajmi.net/