Nëna e Aubameyang zbulon klubin e ri (FOTO)

Nëna e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Pierre Emerick Aubameyang ka bërë të ditur emrin e klubit të ardhshëm të birit të saj.

Sport

07/12/2016 13:32

Nëna është gjithmonë nënë. E sinqertë dhe e drejtë, më së tepërmi me fëmijët e saj.

Andaj, lajmi që ka dhënë nëna e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Pierre Emerick Aubameyang do t’i gëzojë shumë tifozët e Real Madridit.

“Në familje gjithmonë kemi qenë tifozë të Real Madridit, nga vegjëlia edhe ai gjithmonë ka qenë tifoz i Realit”, deklaroi ajo për “El Larguero”, përcjell “Lajmi.net”.

“Nuk ka folur kurrë për Barcelonën, të gjithë duam ta shohim me fanellën e Real Madridit”, shtoi ajo.

Aubameyang po ashtu ka konfirmuar se dëshiron që një ditë të luajë për Real Madridin.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.