Nëna e Astrit Deharit: Kërkoj hetime ndërkombëtare, nuk i besoj shtetit të Kosovës (Video)

Nëna e të ndjerit Astrit Dehari në konferencën e mbajtur sot për media kërkoi që rrethanat e vdekjes së djalit të saj të hetohen vetëm nga ndërkomëbtaret, dhe asesi nga hetues të shteti të Kosovës.

Lajme

11/11/2016 19:22

Kjo pasi siç thotë ajo, i ka humbur besimi ndaj institucioneve të vendit, sidomos pas vdekjes së djalit të saj të parë Arbnorit, i cili tragjikisht ndërroi jetë  para dy vitesh e që sipas saj nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

“Kërkoje hetime të pavarura. Jo të këtij  vendi, jo të këtij shteti. Kjo për shkak se hetimet e djalit të parë nuk  kanë kryer punë, ndërsa për djalin e  dytë pak mu ka mbush mendja që të mos u besojë edhe ma shumë institucioneve “, ka thënë nëna e viktimës, raporton lajmi.net.

Në konferencën e mbajtur sot, familja Dehari e akuzoi shtetin e Kosovës si vrasës të djalit të tyre./Lajmi.net/