Nëna e Astrit Deharit: Dardan Molliqajn e kemi shok të shtëpisë (Video)

Xhemile Dehari, nëna e Astrit Deharit, në konferencën e jashtëzakonshme të familjes Dehari, Dardan Molliqajt dhe Sami Kurteshit, ka treguar për vizitën që Molliqaj i ka bërë në burg Astritit.

Lajme

11/11/2016 17:49

“U fol e u stërfolur që Dardan Molliqaj, Sami Kurteshi, kanë vizituar Astritin.  Dua të përshkruajë vizitën e Dardan Molliqajt në Prizren.  Dardanin e kemi shok të shtëpisë, shok të dy djemve. Kur kemi hyrë në burgun e Prizrenit me bo vizitën me Molliqajn, vizitorë tjerë ka pas sa të duash. Katër sportele janë të burgosurve.  Dy police me një anë, dy të tjerë në anën tjerët ishin prezentë në takimit ndërmjet Molliqajt dhe djalit tim”, ka thënë ajo.

Sipas saj, Molliqajn e ka mik edhe të shtëpisë dhe asnjëherë nuk dyshon për diçka. Ajo ka kërkuar që mediat “t’i lënë rehat”, pasi që ato (mediat) nuk janë interesuar më herët për burgosjen e djalit, thyerjen e shtëpisë nga policia, etj. /Lajmi.net/