Nëna e 22 vjeçarit që vdiq me motor emocionon kur flet për të: Jam e knaqun bile që e kom pas qato 22 vjet
Një 22 vjeçar pati humbur jetën si pasojë e një aksidenti që pati ndodhur me motor në Ferizaj katër vite më parë. Nëna e tij, në një intervistë për lajmi.net ka rrëfyer me shumë emocione për mungesën e madhe që e përjetojnë tash e sa vite e gjithë familje. Ajo ka treguar mes lotësh për…
Lajme
Një 22 vjeçar pati humbur jetën si pasojë e një aksidenti që pati ndodhur me motor në Ferizaj katër vite më parë.
Nëna e tij, në një intervistë për lajmi.net ka rrëfyer me shumë emocione për mungesën e madhe që e përjetojnë tash e sa vite e gjithë familje.
Ajo ka treguar mes lotësh për dëshirën e madhe të të birit të saj tashmë të ndjerë për motora.
“Atë ditë u kanë dita e mirë edhe ai u nis me një shok me shëtit deri në Shkup edhe rrugës për Ferizaj ka ndodh rasti. Ai në mëngjes ka dal me kerr edhe kah ora 11:00 erdh edhe u takum në garazh, e la kerrin e i thash a po vjen me ne nalt e dolëm pak me vajzën me shëtit e bile atë ditë shkuam në Ferizaj. Ai tha jo se po shkoj në shpi e po pushoj por nuk më tregoi se ka me dal. Ai edhe ndoshta nuk ka pas plan as me dal por e ka pa koha e mirë, u marr vesh më një shok edhe u nis. Unë e vajza shkuam me kerr, ai shkoj në banesë por unë atë ditë nuk kam qenë hiq mirë”, tregon ajo për momentet e fundit me të birin.
“Vajza më lajmëroi në telefon e më tha mami qu shpejt se Emiri ka bë aksident. Në ato momente as nuk më ka shku mendja që ka hup jetën por fillova me qajt dhe nuk e disha as ku jam, thojsha e ka thy dorën, këmbën apo gjithçka”, tregon ajo për momentin kur e mori lajmin.
Video: