Nën ndikimin e substancave narkotike, djali sulmon babain

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Fushë – Kosovë. Sipas Policisë, një burrë ka raportuar se është sulmuar nga djali i tij i cili ishte nën ndikim të substancave narkotike. I dyshuri është në kërkim. “Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij, i dyshuari mashkull kosovar, kishte ushtruar dhunë ndaj…

Lajme

09/12/2025 09:54

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Fushë – Kosovë.

Sipas Policisë, një burrë ka raportuar se është sulmuar nga djali i tij i cili ishte nën ndikim të substancave narkotike.

I dyshuri është në kërkim.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij, i dyshuari mashkull kosovar, kishte ushtruar dhunë ndaj tij. Sipas viktimës i dyshuari ka qenë nën ndikim të substancave narkotike dhe i njëjti shpesh bën këso veprimesh kërkon para dhe bëhet agresiv. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari nuk është hasur nga policia. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24- orësh.