Nën kërcënimin e armëve plaçkitet një barnatore në Prishtinë

Një barnatore në Prishtinë është plaçkitur dje.

Lajme

09/12/2019 12:35

Një punonjëse ka raportuar në polici se derisa ka qenë duke punuar në vendin e punës në barnatore, aty ka hyrë një person i panjohur i maskuar dhe i armatosur, i cili nën kërcënim të armës ka arritur t’i grabisë para të gatshme.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, njofton PK, përcjell lajmi.net.

Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në vendin e punës në barnatore, aty ka hyrë një person i panjohur i maskuar dhe i armatosur, i cili nën kërcënim të armës ka arritur t’i grabisë  para të gatshme. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore”. /Lajmi.net/