Nën kërcënimin e armëve, dy persona vjedhin 25 mijë euro në një qendër tregtare

Në mesditën e djeshme, dy persona nën kërcënimin e armëve kanë grabitur 25 mijë euro.

Lajme

18/03/2019 11:12

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në ora 14:10  në Zonën Industriale në Prishtinë ka ndodhur një grabitje e armatosur, ku janë vjedhur 25 mijë euro, raporton lajmi.net.

Sipas njoftimit të Policisë, dy viktima punëtorë të sigurimit të një kompanie, kanë raportuar se derisa ishin duke transportuar pazarin ditor janë sulmuar nga dy të dyshuar të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur rreth 25 mijë euro.

Siç bëhet e ditur, të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me një veturë në drejtim të panjohur. /Lajmi.net/