Nën dyshimin për ngacmim seksual dhe dhunim arrestohet një burrë në Prishtinë
Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimin se është përfshirë në disa raste të ngacmimit seksual dhe në një rast të dhunimit.

Lajme
Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Me datën 05.06.2020 nga hetuesit policor të stacionit të Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për veprat mashtrim, prezentim i rrejshëm dy raste ngacmim seksual (të raportuara në prill -maj 2020 ) dhe një rast të Dhunimit të raportuar në vitin 2018”, tha ajo.
Ahmeti tha se, i dyshuari R.S (mashkull) 35 vjeç, i cili dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në veprat e sipërshënuara, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme procedurale. /Lajmi.net/