Negredo sulmon Viniciusin: Kjo gjë nuk lejohej dikur te Real Madrid

Alvaro Negredo ka sulmuar Vinicuis Junior, sulmuesin e Real Madridit.

Sport

09/03/2019 14:20

Vinicius Junior po zhvillon sezonin e parë te Real Madrid. Përkundër paraqitjeve të mira, lojës së mirë, rasteve dhe depërtimeve, braziliani nuk po arrin të shënojë gola.

Përfundimi i aksioneve me gola, ka bërë që Vinicuis të kritikohet, duke treguar se nuk mund të jetë zëvendësues i Ronaldos.

“Vinicius dështon në metrat e fundit, dhe kjo nuk ishte lejuar më parë në Madrid”, ka deklaruar Negredo, përcjell ‘lajmi.net’.

Spanjolli shtoi se shkaku i kësaj dhe mungesës së golave nga Benzema, Real Madrid nuk e ka numrin e golave që kishte vitin e kaluar.

Negredo ka qenë pjesë e Realit gjatë vitit 2009, por nuk kishte arritur të zinte vend në skuadrën e parë me sulmuesit Benzema, Ronaldo, Raul, Higuain, Van Nistelrooy dhe Huntelaar./Lajmi.net/