Negredo kushton 30 milionë euro

Real Madridi ia ka vënë syrin Alvaro Negredos, të cilin dëshiron ta rikthejë në Santiago Bernabeu. Për ta bërë këtë, gjiganti spanjoll duhet t’i shpenzojë 30 milionë euro.

Sport

20/07/2014 16:20

Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi kualitativ, pas largimit të Alvaro Negredos.

Duke e pasur parasysh se edhe sulmuesi i ri, Jese është ende i lënduar, Karim Benzema mbetet alternativa e vetme në qendër të sulmit.

Prandaj, Los Blancos po e hulumtojnë terrenin për ta sjell një sulmues në Santiago Bernabeu.

Sipas mediave spanjolle, kampioni evropian ia ka vënë syrin sulmuesit të Manchester Cityt, Alvaro Negredo.

Ky i fundit ishte lojtar i Realit kohë më parë, por nuk arriti të linte gjurmë asnjëherë. Ai kishte shkuar më pas në Sevilla, ku kishte shkëlqyer, për t’u transferuar tek City.

Për ta rikthyer përfaqësuesin spanjoll, Real Madridi duhet t’i shpenzojë 30 milionë euro, aq sa kërkon City.