Negociatori i përjetshëm

Vetëm dy ditë pas largimit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Blerim Shala, është nisur drejt Brukselit për të marrë pjesë në takimin e sotëm, që pritet të zhvillohet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Lajme

09/02/2015 08:26

Shala, i cili në ë mandatin e kaluar ishte emëruar koordinator politik i dialogut me Serbinë, të njëjtin pozicion do të mbajë edhe në Qeverinë e Isa Mustafës, shkruan Zëri.

Ish nënkryetari i AAK-së njihet për relacione të mira me ndërkombëtarët, i cili ka qenë pjesë e të gjitha proceseve politike në vend që nga vitet e 90-ta, përfshirë këtu edhe konferencën e Rambujesë, bisedimet e Vjenës.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi e ka konfirmuar shkuarjen e Shalës në Bruksel, në kuadër të delegacionit të Kosovës që po zhvillon bisedimet me Serbinë.