Negociatat me Shkëndijën afër dështimit, Ardian Nuhiu drejt Shqipërisë

Goce Sedloski nuk do të jetë më trajner i Vllaznisë dhe vetë klubi shkodran e ka njoftuar diçka të tillë. Vllaznia mund t’i besojë stolin për sezonin e ri, që e nis me pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës, një shqiptari nga Maqedonia e Veriut. Bëhet fjalë për 44-vjeçarin Ardian Nuhiu, i cili prej pak muajsh…

Sport

31/05/2023 12:07

Goce Sedloski nuk do të jetë më trajner i Vllaznisë dhe vetë klubi shkodran e ka njoftuar diçka të tillë.

Vllaznia mund t’i besojë stolin për sezonin e ri, që e nis me pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës, një shqiptari nga Maqedonia e Veriut.

Bëhet fjalë për 44-vjeçarin Ardian Nuhiu, i cili prej pak muajsh është pa skuadër, ndërsa së fundmi ka qenë në negociata për të marrë drejtimin e Shkëndijës së Tetovës.

Mediat kanë raportuar së marrëveshja mes Nuhiut dhe klubit tetovar ka dështuar me këta të fundit që janë shumë pranë firmës me Orges Shehin, ndërsa burime të Panorama Sport pranë drejtuesve të Vllaznisë, bëjnë të ditur se kanë nisur bisedimet me trajnerin nga Shkupi.

Ai ka drejtuar me sukses Dritën e Gjilanit, duke e shpallur edhe kampione në sezonin 2019-2020.

Karriera e Nuhiut si trajner ka nisur te Shkupi./Lajmi.net/