Nedved: Short i mirë për Juventusin

Zyrtari i Juventusit, Pavel Nedved është shprehur i lumtur që skuadra e tij do të ndeshet me Monacon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

20/03/2015 12:38

Juventus do të takohet me Monacon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

E fati në short e ka gëzuar zyrtarin e klubit italian, Pavel Nedved.

“Sigurisht, shkoi mirë. Do ta luajmë njësoj si në rrethin e shkuar. Ata janë më të rrezikshëm në udhëtim se sa në shtëpi. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, deklaroi ai.

“Edhe tani kemi shanse të kualifikohemi në gjysmëfinale. Objektivi ynë ishte ky”, u shpreh ish mesfushori i Bianconerëve.