Në Zveçan asnjë votues deri në ora 15:00 – Në Zubin Potok 17, Mitrovicë e Veriut 64 dhe Leposaviq 122

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur rezultatet e daljeve të votuesve në katër komunat veriore për votimin për apo kundër largimit të kryetarëve aktualë në këto komuna. Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se në Zveçan ende nuk ka asnjë votues. “Duke u mbështetur në të dhënat që kemi pranuar…

Lajme

21/04/2024 15:46

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur rezultatet e daljeve të votuesve në katër komunat veriore për votimin për apo kundër largimit të kryetarëve aktualë në këto komuna.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se në Zveçan ende nuk ka asnjë votues.

“Duke u mbështetur në të dhënat që kemi pranuar nga komisionet komunale të zgjedhjeve, ju njoftojmë se procesi i votimit është duke vazhduar dhe se qendrat e votimit janë të hapura. Sipas të dhënave që kemi pranuar nga komisionet komunale të zgjedhjeve në këto komuna, numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 15:00 është si në vijim: Në Leposaviq kanë votuar 122 votues, në Zubin Potok 17, në Zveçan nuk kemi votues dhe në Mitrovicë të Veriut 64 votues”, tha Elezi.

Ai në emër të KQZ’së i bëri thirrje qytetarëve të katër komunave veriore që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.