Në Zonën e Pashtrikut 5,550 veteranë

Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e statusit të veteranëve të UÇK-së sonte ka publikuar listën e Zonës Operative të Pashtrikut.

Lajme

11/03/2015 22:19

Sipas listave fillestare, në këtë zonë kanë rënë dëshmorë 440 persona, 724 janë invalidë të luftës. Nga gjithsej gjashtë brigada, sa ka pasur kjo zonë operative, 5,550 persona kanë fituar statusin e veteranit.

Deri më tani janë publikuar listat e zonave të Shalës, Nerodimes, Karadakut, Llapit dhe Pashtrikut. Komisioni qeveritar pritet të publikojë edhe listat për Zonën e Dukagjinit, Drenicës, si dhe të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Këtu mund ta lexoni listën e plotë të veteranëve për Zonën e Pashtrikut. (lajmi.net)