Në vitin 2024, 4 njerëz do të shkojnë në Mars për të mos u kthyer më

Njihuni me tre finalistët e parë të cilët do të udhëtojnë për në planetin Mars në vitin 2024. Kur ata të udhëtojnë për në Mars, nuk do të mund të kthehen më kurrë. Në vitin 2012, NASA bëri të ditur planet për ta kolonizuar ‘Planetin e Kuq’. Më shumë se 200,000 njerëz nga e gjithë…

Fun

14/02/2015 16:05

Njihuni me tre finalistët e parë të cilët do të udhëtojnë për në planetin Mars në vitin 2024. Kur ata të udhëtojnë për në Mars, nuk do të mund të kthehen më kurrë.

Në vitin 2012, NASA bëri të ditur planet për ta kolonizuar ‘Planetin e Kuq’. Më shumë se 200,000 njerëz nga e gjithë bota aplikuan për këtë udhëtim, i cili do të zgjidhte vetëm 4 njerëz për të hipur në anijen kozmike.

Tani janë diku rreh 660 finalistë për t’u zgjedhur për vendin e katërt. Njihuni me tre tashmë të zgjedhurit për këtë udhëtim!

Njihuni me Ryan MacDonald, Dina Masodi dhe Jeremias Naiene, të tre këta trima kanë aplikuar për të marrë udhëtimin më historik në të gjithë sistemin tonë diellor, transmeton Lajmi.net.

Ryan është një student i fizikës nga Mbretëria e Bashkuar
Ryan
Fakte interesante për Ryan:
– Ai mund të lexojë numra me 90 shifra
– Ai nuk ka pasur dëshirë kurrë që të ketë marrëdhënie seksuale dhe nuk ka puthur kurrë askënd.
– Kur ai ishte dy vjeç, babai i tij e braktisi atë dhe motrën e tij. Kohët më traumatike të jetës së tij rezultuan nga braktisja. Ai thotë se shkuarja në Mars do të jetë sikur t’i braktisësh të gjithë, që mund të jetë e vështirë për ta bërë.
– Arsyeja pse ai dëshiron të gjejë një jetë në Mars është për të lënë prapa një trashëgimi.

Dina është një irako-amerikane e diplomuar në shkencat kompjuterike
Dina
Fakte interesante për Dina-në:
– Kur ajo e la familjen e saj në Irak, ajo e dinte se kjo ishte përgjithmonë. Ajo mendon se do të jetë e njëjta gjë edhe nëse shkon në Mars duke e lënë Tokën përgjithmonë.
– Dina beson se “dashuria” është një nevojë emocionale. Ajo thotë se dashuria nuk është diçka që ajo ka nevojë për të ose që beson në të.
– E pyetur nëse mendon se një njeri duhet të jetë i çmendur për të marrë këtë vendim që të shkojë në Mars ajo tha: “I çmendur është ai që vendosë të martohet, të bëjë fëmijë dhe më pas të vdesë thjeshtë”, transmeton Lajmi.net.

Jeremias është një doktor nga Mozambiku
Jeremias
Fakte interesante për të:
– Ai ndjen se ka probleme më të mëdha në Tokë që tani janë të pazgjidhshme – dhe se përgjigja është që të fillojmë nga fillimi përsëri…në një planet të ri.
– Nëse ai bie në dashuri para se të shkojë, ai mendon se do të jetë problem pasi që nuk mund ta kontrollojë vetën në atë moment apo ta evitojë që të mos bie në dashuri. Por, ai thotë se do të provojë t’i ndalë ndjenjat.

“Të jesh në gjendje të mendosh dhe të shikosh prapa duke e ditur se ajo çfarë ke bërë ka shumë rëndësi, në fund kjo është ajo çfarë ka vlerë për mua.” – Ryan

“Do të vdesësh, si atje si këtu, kjo nuk ka rëndësi. Për çfarë do të vdesësh ka rëndësi për mua. Nëse do të vdisja në Mars kjo do të ishte një arritje.” – Dina

“Frikësohem nga disa gjëra këtu në jetë, por nuk frikësohem nga vdekja.” – Jeremias

Këta janë tre finalistët e parë të përzgjedhur, ne ju urojmë fat atyre në jetën në Mars.