Në vitin 2017 thanë se nuk ishte lojtar i mirë, tani e dëshirojnë për 117 mln euro

Barcelona është në kërkim të një lojtari që do të zëvendësonte Luis Suarez, dhe ata kanë nevojë për një lojtar të klasit botëtor, i cili do të trashëgojë uruguaianin e shkëlqyer.

Sport

13/12/2019 14:38

Zgjedhja e tyre e parë është argjentinasi i Interit, 22 vjeçari Lautaro Martinez.

Martinez po kalon sezon të shkëlqyer te Inter nën drejtimin e Antonio Conte, ku janë kandidatë serioz për garën për titull.

Lojtari ka një klauzolë prej 111 milionë euro, e cila aktivizohet në fillim të muajit korrik të vitit 2020.

Por, mediet në Spanjë kanë publikuar një histori, ku zbulojnë se Barcelona kanë pasur mundësi të transferojnë Martinezin dy vite më parë nga skuadra argjentinase, Racing.

Për shërbimet e Martinez, Barcelonës i ishin kërkuar 25 milionë euro, diçka për të cilën katalanët nuk ishin pajtuar, duke thënë se cilësitë e lojtarit nuk e përmbushin atë çmim./Lajmi.net/