Në vitin 2014 u ble 42 mln funte, tash largohet falas nga Man City

Manchester City janë të gatshëm të lejojnë largimin e mbrojtësit Eliaquim Mangala si transferim i lirë.

Sport

17/07/2019 22:55

Ky vendim i skuadrës angleze vjen vetëm katër muaj pasi mbrojtësi francez nënshkroi një kontratë të re një vjeçare.

28 vjeçari është paraqitur vetëm 57 herë për Cityn që kur u ble për 42 milionë funte nga Porto në vitin 2014.

Sipas Mail Online, drejtuesit e skuadrës nga ‘Etihad Stadium’, do të lejojnë largimin falas të Mangala./Lajmi.net/