Në veri të Kosovës vëllai plagos vëllanë

Në fshatin Dren të Zubin Potokut në veri të Kosovës, mbrëmë është plagosur rëndë 54 vjeçari serb R. R, pasi u qëllua nga vëllai i tij i kanë thënë Tanjugut në Policinë e Kosovës.

Lajme

01/02/2016 11:18

I plagosuri është shtruar në spital në veri të Mitrovicës dhe ka marrë lëndime në qafë dhe duar,  ka deklaruar  shefi i operativës në Policinë e Kosovës për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq, përcjellë Klan Kosova

Incidenti ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të dielës pas një zënke mes vëllezërve.

Lidhur me rastin policia ka arrestuar të dyshuarin e moshës 58 vjeçare me inicialet  R.R.